Të rinj gjatë një aktiviteti të Youth Rise

Një hapësirë ku të rinjtë rriten dhe ndikojnë.

Youth Rise mbështet rininë, talentin dhe zhvillimin e lidershipit, duke krijuar mundësi që të rinjtë të realizojnë potencialin e tyre dhe të kontribuojnë në komunitet.

Aktivitet i Youth Rise
2019 Viti i themelimit

Fuqizojmë të rinjtë për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Youth Rise është një organizatë jofitimprurëse që mbështet rininë, talentin dhe zhvillimin e lidershipit. Organizata synon të motivojë dhe fuqizojë të rinjtë për të realizuar potencialin e tyre dhe për të krijuar të ardhmen që dëshirojnë.

Përmes programeve dhe projekteve tona, ofrojmë mundësi për zhvillim personal dhe profesional, të mësuar joformal, përvetësim njohurish dhe aftësish, shkëmbim përvojash dhe pjesëmarrje aktive në jetën qytetare.

Realiteti formohet nga sa shumë guxon të ëndërrosh dhe sa larg je i gatshëm të shkosh për ta realizuar atë.

Profili institucional

Youth Rise është regjistruar si qendër jofitimprurëse dhe e zhvillon veprimtarinë e saj nga Tirana.

Data e regjistrimit 15 Nëntor 2019
Forma e organizatës Qendër jofitimprurëse
Vendndodhja Tiranë, Shqipëri
Email youthriseal@gmail.com

Misioni dhe vizioni ynë

Misioni

Të inkurajojmë qytetarinë aktive dhe pjesëmarrjen qytetare në shoqëri, me fokus kryesor fuqizimin e të rinjve për të krijuar ndryshim pozitiv në komunitetet e tyre.

01

Vizioni

Një mjedis i sigurt social, shëndetësor dhe politik për një rini aktive dhe të barabartë në të gjitha fushat e jetës, me një status të konsoliduar për të ardhmen e saj.

02

Një metodologji që nis nga nevojat reale.

Përmes kontakteve, bisedave dhe formave të ndryshme të komunikimit, identifikojmë nevojat kryesore të të rinjve dhe ndërtojmë ndërhyrje që u përgjigjen atyre në mënyrë konkrete.

Projektet tona i ndihmojnë të rinjtë të përshtaten me ndryshimet shoqërore, teknologjike dhe ekonomike, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të ndërtojnë një karakter bashkëpunues përmes vullnetarizmit.

01

Dëgjojmë

Identifikojmë nevojat dhe idetë e të rinjve.

02

Projektojmë

Ndërtojmë programe që u përgjigjen nevojave reale.

03

Zhvillojmë

Ofruam njohuri, aftësi dhe përvoja praktike.

04

Mobilizojmë

Nxisim vullnetarizmin dhe pjesëmarrjen aktive.

Aty ku fokusohet puna jonë.

Të ndihmojmë të rinjtë të shprehin talentin dhe krijimtarinë e tyre.

Të nxisim edukimin mjedisor dhe sjelljet e qëndrueshme te të rinjtë.

Të mbështesim rritjen e punësimit të të rinjve sipas kërkesave të tregut të punës.

Të ofrojmë ndihmë dhe mbështetje sociale për të rinjtë në nevojë.

Të promovojmë kulturën e vullnetarizmit dhe bashkëpunimit.

Të mbështesim integrimin e të rinjve me aftësi të kufizuara.

Të nxisim pjesëmarrjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe demokratike.

Dëshiron të bëhesh pjesë e Youth Rise?

Na kontakto për vullnetarizëm, bashkëpunime, aktivitete dhe mundësi të tjera angazhimi.

Na kontaktoni