Të rinjtë në qendër të ndryshimit.
Youth Rise krijon mundësi që të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre, të dëgjohen dhe të marrin pjesë aktivisht në jetën qytetare dhe komunitare.
Ndërtojmë mundësi që sjellin ndryshim të qëndrueshëm
Youth Rise është një organizatë jofitimprurëse që punon për fuqizimin e të rinjve dhe komuniteteve përmes edukimit, pjesëmarrjes qytetare, teknologjisë, artit, kulturës, vullnetarizmit dhe përfshirjes sociale.
Programet tona krijojnë hapësira ku të rinjtë mund të zhvillojnë aftësi, të shprehin idetë e tyre dhe të kontribuojnë në vendimmarrje dhe në zhvillimin e komuniteteve ku jetojnë.
Mëso më shumë për neFushat tona të punës
Programet tona lidhin zhvillimin personal me pjesëmarrjen qytetare, teknologjinë, kulturën, shëndetin, sigurinë dhe zhvillimin e komuniteteve.
Aftësi digjitale dhe punësim
Art, kulturë dhe trashëgimi
Vullnetarizëm dhe aktivizëm rinor
Mbrojtja e mjedisit dhe reduktimi i rreziqeve
Dialog, ndërmjetësim dhe përfshirje sociale
Reziliencë komunitare dhe mbrojtje civile
Edukim, informim publik dhe mobilizim komunitar
Shëndeti dhe siguria në punë
Projektet e fundit
Nisma që fuqizojnë të rinjtë, promovojnë kulturën dhe krijojnë ndryshim të qëndrueshëm në komunitet.
Të Rinjtë Përtej Konfliktit – Riintegrim dhe Mundësi
Qëllimi: Parandalimi i kriminalitetit dhe fuqizimi i të rinjve për menaxhimin paqësor të konflikteve dhe riintegrimin social.
Aktivitetet: Sesion informues në Vlorë, trajnim për menaxhimin e konflikteve dhe ndërmjetësimin, si dhe fushatë sensibilizuese në komunitet.
Pjesëmarrja Qytetare përmes Mekanizmave të Dialogut
Qëllimi: Fuqizimi i pjesëmarrjes qytetare dhe i rolit të të rinjve në dialog, vendimmarrje dhe proceset publike.
Aktivitetet: Manual informues, trajnime për ndërmjetësimin, komunikimin, menaxhimin e konflikteve, të drejtat qytetare dhe barazinë gjinore, video dhe fushatë informuese.
Rinia dhe Demokracia Lokale – Nga Pjesëmarrja në Ndikim
Qëllimi: Fuqizimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive, identifikimin e problematikave lokale dhe ndikimin në vendimmarrje.
Aktivitetet: Akademi rinore, trajnim për zgjidhjet lokale, fokus-grupe, eksperienca “Një ditë si vendimmarrës”, event përmbyllës dhe fushatë ndërgjegjësuese.
Dialog Ndërbreznor – Art, Muzikë dhe Formim
Qëllimi: Nxitja e dialogut ndërbreznor dhe zhvillimi artistik i fëmijëve dhe të rinjve përmes muzikës dhe formimit.
Aktivitetet: Koncerti “Muzika e Filmave”, masterclass për interpretimin artistik, trajnim për artin dhe kreativitetin, si dhe masterclass për karrierën artistike.
Tinguj dhe Fjalë – Rikthim te Klasikja
Qëllimi: Afrimi i muzikës klasike me publikun përmes ndërthurjes së saj me muzikën moderne dhe jazz.
Aktivitetet: Koncert publik me orkestër profesionale, këngëtarë lirikë, elemente jazz dhe performanca vokale e instrumentale në Sheshin Skënderbej.
Trashëgimia që Bashkon
Qëllimi: Promovimi i kulturës dhe trashëgimisë së Sarandës dhe ndërgjegjësimi i të rinjve për rëndësinë e ruajtjes së saj.
Aktivitetet: Broshurë elektronike, materiale multimediale, takim edukativ me të rinjtë dhe takime reflektuese me grupet e përfshira.
Galeria e aktiviteteve
Momente nga trajnimet, aktivitetet kulturore, takimet dhe nismat tona në komunitet.
Idetë dhe energjia jote mund të sjellin ndryshim.
Bashkohu me Youth Rise dhe kontribuo përmes vullnetarizmit, praktikave, trajnimeve ose aktiviteteve tona.
Le të ndërtojmë diçka me vlerë së bashku.
Na shkruani për bashkëpunime, projekte, pjesëmarrje në aktivitete ose mundësi angazhimi.